I vuri flakën veturës së nënës dhe kërcënoi se do ta digjte edhe banesën, arrestohet 28-vjeçari në Shkup

Një 28-vjeçar nga Shkupi është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se i ka vënë flakën veturës së nënës së tij, ndërsa më pas ka kërcënuar se do t’i vërë flakën edhe banesës ku jetojnë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur më 19 nëntor 2026, rreth orës 05:50, në zonën e Çairit, ku është djegur një veturë e tipit „Opel Corsa“, me targa të Shkupit, në pronësi të nënës së të dyshuarit.

Policia ka arrestuar A.F. (28) në orën 06:30, në rrugën „Hristijan Todorovski Karposh“ në Shkup.

I dyshuari është dërguar në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.