Haziri: Ndasia e 31 janarit po i kushton LDK-së, pasojat u reflektuan edhe në zgjedhjet e 7 qershorit

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Hazir, ka bërë me dije se kjo parti po i vuan pasojat e Kuvendit të 31 janarit, ku nuk kaloi mocioni për shkarkimin e Lumir Abdixhikut.

Ai ka vlerësuar se përplasja që doli nga ky kuvend u reflektua edhe në rezultatin e zgjedhjeve të 7 qershorit.

Në një intervistë për Nacionale, Haziri ka bërë thirrje për unitet partiak.

“Na po i vuajmë pasojat e 31 janarit, ndoshta për herë të parë them te ju, se kam thënë diku tjetër, por çdo ditë e më shumë që po kaloj unë, unë po shoh më më të vështirë e që me përballu. Sepse fundja fundit është mocion ku njerëzit e japin vlerësimin e vet, e shprehin interesimin e vet”, ka thënë Haziri.

Ai ka thënë se ky kuvend ka reflektuar

“Sepse kjo na u reflektuar edhe në zgjedhje. 31 janari na u reflektua edhe në rezultat zgjedhor në qershor dhe pas qershorit prapë u testua demokracia e brendshme deri në kufij dhe e kaluam si proces. U mbyll se rezultati nuk ndryshoi shumë, prapë mbeti i njëjtë. Por ne jemi në ambientin e njëjtë politik”, është shprehur ai.