Një zjarr ka shpërthyer sot në Kompleksin Klinik “8 Shtatori” në Shkup, duke shkaktuar mobilizimin e menjëhershëm të ekipeve të zjarrfikësve, policisë dhe shërbimeve të urgjencës.
Sipas informacioneve të para, pas shpërthimit të zjarrit ka nisur edhe evakuimi i pacientëve, me qëllim garantimin e sigurisë së tyre dhe të personelit mjekësor.
Në vendngjarje kanë mbërritur disa ekipe zjarrfikëse, të cilat po punojnë për lokalizimin dhe shuarjen e flakëve, ndërsa autoritetet po vlerësojnë situatën.
Për momentin nuk ka informacione zyrtare për persona të lënduar apo për shkaqet që kanë çuar në shpërthimin e zjarrit.
TetovaSot do të ndjekë zhvillimet dhe do t’ju informojë me detaje të reja sapo autoritetet kompetente të publikojnë informacione zyrtare.



