Pas një fundjave me mot të ndryshueshëm dhe reshje të herëpashershme shiu, nga e hëna pritet një rënie e ndjeshme e temperaturave, si pasojë e një vale të ftohtë ajrore. Në disa zona të vendit, temperaturat pritet të zbresin edhe nën zero gradë Celsius.
Gjatë fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të kohëpaskohshme shiu, me intensitet të ndryshëm.



