‘E kam të vështirë ta them’, Brikena i bën ndjekësve njoftimin e papritur

Në grupin me fansat në Instagram, pas ndarjes nga Mateo, Brikena Selmani u është drejtuar vajzave që ia dhuruan qenushen Diva. Ajo i ka pyetur nëse ndonjëra prej tyre do të dëshironte ta merrte sërish Divën apo nëse njohin dikë që mund të kujdeset për të.

Brikena e prezantoi Divën në fund të shtatorit, kur publikoi një fotografi të Mateo Borrit me qenushen në krahë. “Mirë se erdhe Diva. Emrin ia ka lënë Mateo”, shkruante ajo atëherë.

Në mesazhin dërguar fansave, Brikena ka treguar se kohët e fundit udhëton shpesh mes Kosovës, Shqipërisë dhe Italisë. Angazhimet e punës ia bëjnë të vështirë të kujdeset për Divën, sidomos tani që është vetëm dhe nuk e ka familjen pranë.

“Më dhemb shumë kur duhet ta lë vetëm për orë dhe nuk dua që ajo të vuajë nga mungesa e vëmendjes dhe kujdesit”, ka shkruar Brikena.

Ajo është shprehur e gatshme ta ndihmojë vazhdimisht, edhe financiarisht, personin që do ta marrë Divën. “Më dhemb shpirti sepse e dua shumë dhe dua vetëm më të mirën për të. Shpresoj të më kuptoni dhe ju lutem mos ma merrni për keq”, e ka mbyllur ajo mesazhin.