Nuk iu lejua takimi me të, vëllai tenton të shohë Jakup Krasniqin nga ballkoni i shtëpisë

Sot është dita e tretë e vizitës së Jakup Krasniqit në Kosovë. Një moment prekës ishte ai kur vëllai i tij, Daut Krasniqi, megjithëse e ka shtëpinë shumë pranë asaj të të vëllait në lagjen Velania, nuk është lejuar të hyjë brenda për ta takuar nga afër.

Në pamundësi për të qenë pranë tij, Daut Krasniqi ka dalë në ballkonin e shtëpisë së tij, në përpjekje për ta parë dhe për ta përcjellë vëllanë nga larg