Temperatura prej -10 gradësh është regjistruar mëngjesin e sotëm në Kodrën e Diellit. Në Kriva Pallankë temperatura ka zbritur në -6 gradë, ndërsa në Krushevë dhe Berovë në -5 gradë Celsius.
Temperatura nën zero janë regjistruar edhe në Lazaropolë, Vinicë, Strumicë, Shtip dhe Prilep. Ndërkaq, temperatura mbi zero janë matur në Pretor, Shkup, Ohër, Tetovë, Manastir, Veles, Kavadar, Demir Kapi dhe Gjevgjeli.
Gjatë 24 orëve të fundit, më së shumti reshje shiu janë regjistruar në Lazaropolë, me 20 litra për metër katror, ndërsa më së paku në Veles, Shtip, Vinicë, Berovë, Demir Kapi dhe Topollçan.
Për sot parashikohet mot me diell dhe më i ftohtë, me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në disa pjesë përgjatë luginës së Vardarit, herë pas here erë më e fortë nga drejtimi veriperëndimor.
Temperatura maksimale do të lëvizë nga 6 deri në 12 gradë Celsius.


