Gjyqi për zjarrin në diskotekën në Koçan nga nesër hyn në fazën e paraqitjes së provave materiale. Prokurorja Natasha Saraman¬dova, në një takim informues me gazetarët, shpjegoi se do të prezantohen protokollet mjeko-ligjore dhe gjetjet e autopsisë për të ndjerët, si dhe një shpjegim i plotë i shkaqeve dhe pasojave.
“Po dëshmojmë shumë rrethana; do të shpjegojmë se në çfarë konsiston shkaku i vdekjes dhe ai nuk është vetëm zjarri dhe djegiet, por do të sqarojmë edhe ndikimin e gazrave që janë krijuar” tha prokurorja Saramandova.
Në këtë procedurë do të paraqiten rreth 1.400 prova, për të cilat, siç u sqarua, nuk do të jepet shpjegim për secilën veçmas, por kjo do të bëhet në mënyrë të strukturuar sipas pjesëve.

