OEMVP sjell risi për bizneset: “Safety First” garanton siguri më të lartë në vendin e punës

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) ka bërë të ditur një zhvillim të rëndësishëm për anëtarët e saj. Për herë të parë, në kuadër të Odës është përfshirë një kompani e licencuar për siguri dhe shëndet në punë – Safety First.

Ky hap synon të rrisë standardet e sigurisë në vendet e punës dhe të ofrojë mbështetje konkrete për bizneset në përmbushjen e obligimeve ligjore. Përmes këtij bashkëpunimi, kompanitë anëtare do të kenë qasje në shërbime profesionale si vlerësimi i rrezikut, trajnimet për punonjësit, kontrolli i pajisjeve, hartimi i planeve të evakuimit dhe mbrojtjes nga zjarri, si dhe përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm ligjor dhe profesional.

Nga OEMVP theksojnë se siguria në punë nuk duhet të shihet vetëm si detyrim ligjor, por si një përgjegjësi morale ndaj jetës dhe mirëqenies së punonjësve.

Në një kohë kur standardet e sigurisë po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme, investimi në këtë fushë konsiderohet si një hap i domosdoshëm për çdo biznes që synon zhvillim të qëndrueshëm.

Investoni në siguri – mbroni njerëzit dhe biznesin tuaj.

By admin