Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti nuk dëshiron të bëjë kompromis me LDK-në.
Në një postim në rrjete sociale, Lushaku-Sadriu thotë se Kurti në fakt dëshiron të përmbysë rendin kushtetues, transmeton IndeksOnline.
“Tri të vërteta që s’munden me u fshehë.
Albini Kurti nuk po e don Vjosa Osmanin Presidente.
Albini Kurti nuk po don kompromis me LDK-në.
Albini Kurti deshti me e përmbys rendin kushtetues.
Kaq e thjeshtë është.
Kjo në fakt nuk është krizë politike. Është krizë e një njeriu që s’pranon rend e ligj!
Ky njeri, fatkeqësisht po na dërgon sërish në zgjedhje” shkroi ajo.

