Çfarë super ndeshje! Michael Olise e barazon rezultatin

Michael Olise e ka barazuar rezultatin në kryeqytetin e Francës, në ndeshjen PSG- Bayern Munichu.

Francezi ka shënuar për 2-2, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Michael Olise u gjend më së miri në zonën e rrezikshme të PSG-së, dhe me një goditje të fortë e mposhti portierin Matvei Safonov.

Harry Kane i Bayernit e hapi serinë e golave në minutën e 17-të, por pastaj Parisi shënoi dy gola përmes Khvicha Kvaratskhelias dhe Joao Nevesit, teksa tash Olise barazoi në 2-2, në minutën e 41-të.

By admin3