Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, u bëri thirrje sërish deputetëve të partive opozitare të marrin pjesë në seancën e thirrur për zgjedhjen e presidentit.
Haxhiu tha se do të presin deri në orën 24:00 nëse të njëjtit do të vendosin të kthehen në sallë.
Në këtë orë edhe përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit.
Salla e seancave plenare e Kuvendit vazhdon të mbetet e zbrazët te ulëset e partive opozitare.
Në rast të dështimit të zgjedhjes së presidentit, vendi shkon me automatizëm në zgjedhje të parakohshme.

