Ka arritur në Kosovë Mit’hat Llozhani, i cili nga shkurti ishte në paraburgim në Serbi.
Lajmin për arritjen e tij në vendlindje e ka bërë të ditur avokati i tij, Arianit Koci.
“Mit’hat Llozhani, i arrestuar në Serbi, sot është liruar dhe posa ka hy në Kosovë.
Ka kaluar nëpër një periudhë jo të lehtë.
Më shumë informata do t’i japim bashkë me Mit’hatin, ditëve në vijim” ka deklaruar Koci.
Sipas avokatit, lirimi i Llozhanit ka qenë një proces aspak i lehtë, shkruan IndeksOnline.
Llozhani ishte arrestuar në kufirin Serbi-Kroaci, pasi gjatë kontrollit trupor iu gjet në xhep kartela e anëtarësisë së veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./IndeksOnline/

