Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Gllaviçicë të Pejës, ku një person dyshohet se ka humbur jetën gjatë punës, mëson Sinjali.
Sipas informacioneve fillestare, viktima ka pësuar lëndime fatale në vendin e punës, në rrethana që ende nuk janë sqaruar plotësisht.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipet emergjente, të cilat kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Po ashtu, në vendngjarje kanë intervenuar edhe hetuesit dhe njësia e krim-teknikës për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit.

