Moti në vend do të jetë nën ndikimin e një mase ajri të lagësht dhe të ftohtë. Do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu, të cilat herë pas here do të jenë më të bollshme (nga 15 deri në 20 l/m²). Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale gjatë ditës do të jenë nga 8 deri në 9 gradë Celsius.
Ndërsa për shkak të depërtimit të ajrit më të ftohtë nga veriu, reshjet në male do të shndërrohen në reshje dëbore. Do të fryjnë erëra mesatare deri të forta nga veriu, herë pas here duke tejkaluar 60 km/orë. Në Shkup, mot me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu./Alsat.mk.

