Bedri Hamza takohet me veteranë dhe kategori të dala nga lufta e UÇK-së

Kryetari dhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza në një takim me qindra veteranë dhe invalidë të luftës është zotuar se do t’i rrisë për 50 për qind pensionet e të gjitha kategorive të dala nga lufta.

Hamza tha se mbrojtja e vlerave të luftës nuk është slogan politik, por e ndjen si obligim moral, kombëtar dhe njerëzor, sepse pa ato vlera nuk do të kishte Kosova nuk do të ishte e lirë dhe shtet i pavarur.

Reklame

“Veteranët, invalidët dhe familjet e dëshmorëve nuk meritojnë diskriminim e pabarazi. Është e padrejtë që janë lënë jashtë nivelizimit të pensioneve me pagën minimale. Kjo padrejtësi do të marrë fund. Unë zotohem para jush: do t’i rrisim për 50 për qind pensionet e të gjitha kategorive të dala nga lufta. Jo si favor politik, por si borxh moral i shtetit ndaj jush. Sepse, ju nuk luftuat që sot të rinjtë tanë të largohen nga Kosova pa shpresë. Nuk luftuat që familjet të jetojnë në krizë e pasiguri”, theksoi kreu i PDK-së.

By admin7