Një shpërthim ka ndodhur orët e para të mëngjesit në lagjen Nea Jonia të Athinës, në pronësi të një shqiptari.
Sipas policisë greke, shpërthimi ka ndodhur në një lokal bar kafe rreth orës 04.00 të mëngjesit.
Dëshmitarë okularë thanë se ishin dy persona që vendosën një mekanizëm shpërthyes në ambientet e jashtme të lokalit dhe në vazhdim u larguan me një motoçikletë. Godina pësoi dëme të konsiderueshme, por për fat të mirë nuk pati të lënduar.
Ende nuk dihen shkaqet e aktit, por besohet se është kryer për gjobvënie.
Ndërkohë, burime policore i thanë TCH se persona të pa njohur por që besohet se janë pjesë e së njëjtës organizate kriminale që vendosën mekanizmin shpërthyes në lokalin nea jonia, i kanë vënë flakën dhe kanë shkatërruar një lavazh që i përket pronarit të lokalit që u shkatërrua në Nea Jonia.
Ngjarja ndodhi në datën 13 nëntor dhe autorët ende nuk janë gjetur. Policia beson se ngjarjet kanë lidhje me njëra tjetrën.


