Goditje për Qeverinë në Shkup, Strasburgu miraton amendamentin për Jurisprudencën në gjuhën shqipe

Strasburg, 17 qershor – Gjatë seancës së sotme, Parlamentit Europian miratoi edhe amendamentin për përdorimin e gjuhës shqipe në provimet shtetërore të Jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut.

Sipas raportit, Parlamenti Evropian i bën thirrje autoriteteve të Maqedonisë së Veriut që të zgjidhin sa më shpejt këtë çështje, si dhe kërkon që protestat e studenteve të mos portretizohen si faktor destabilizues apo si të motivuara politikisht.

“I bën thirrje autoriteteve të Maqedonisë së Veriut që të zgjidhin sa më shpejt çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe në provimet shtetërore, për të siguruar zbatimin praktik të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit si në ligj ashtu edhe në frymë, dhe të mos i paraqesin në mënyrë të pasaktë protestat e studentëve si të motivuara politikisht apo si një faktor destabilizues”, thuhet në amendamentin e miratuar nga PE.

By admin4