Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se Zekrija Alidema, Petrit Bahtiri dhe Arbnor Gjureci janë tre personat të arrestuar dje nën dyshimin për përfshirje në krim të organizuar, mashtrim dhe shpëlarje parash.
Gjatë operacionit policor janë sekuestruar pasuri në vlerë mbi një milion euro.
Operacioni është zhvilluar të mërkurën, më 25 nëntor 2026, në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë, në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, të mbështetur nga njësi të tjera hetuese, Njësitë Speciale (FIT) dhe AKI-ja, kanë realizuar kontrolle në katër lokacione të ndryshme.
Të arrestuarit dyshohen për veprat penale:
Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar;
Mashtrim;
Shpëlarje parash.
Gjatë bastisjeve, autoritetet kanë gjetur dhe sekuestruar prova materiale, si dhe pasuri të konsiderueshme që dyshohet se lidhen me aktivitetin e kundërligjshëm.
Operacioni është zhvilluar në kuadër të hetimeve për dyshimet mbi veprimtari kriminale të organizuara, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë./Indeksonline/


