Ministri Nufi, mesazh solidariteti për Turqinë pas rrëzimit të helikopterit ushtarak me 5 viktima

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka reaguar në një postim në rrjetin social X lidhur me aksidentin e rëndë ajror, ku një helikopter ushtarak turk u rrëzua në Eskishehir të Turqisë, duke shkaktuar vdekjen e pesë anëtarëve të ekuipazhit.

Në postimin e tij, Nufi shprehet se Shqipëria qëndron pranë Turqisë mike dhe aleate në këto momente dhimbjeje.

“Me dhimbje të thellë mësova për aksidentin tragjik të helikopterit ushtarak në Eskişehir.

Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e ushtarakëve që humbën jetën, homologun tim Yaşar Güler dhe Forcat e Armatosura Turke.

Shqipëria qëndron pranë Turqisë mike dhe aleate në këto momente dhimbjeje”, ka shkruar Nufi.