Arrestohet 25-vjeçari në Tetovë, duhet të vuajë 42 muaj burgim

Një 25-vjeçar nga Tetova është arrestuar nga policia, pasi kërkohej me urdhër gjykate për vuajtjen e një dënimi me burg prej tre vjetësh e gjashtë muajsh.

Sipas njoftimit të policisë, arrestimi është kryer më 24 nëntor 2026, në orën 18:10, në rrugën „Krushevaçka“ në Tetovë. Nëpunësit policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin me inicialet S.D. (25).

Ai kërkohej në bazë të urdhrit gjyqësor për vuajtjen e dënimit me burg prej 42 muajsh, për vepër penale të paraparë në nenin 188, paragrafi 5, të Kodit Penal.

Pas arrestimit, 25-vjeçari është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues „Burgu i Idrizovës“, ku do ta vuajë dënimin e shqiptuar.

Aksion ndërkombëtar i INTERPOL-it: Sekuestrohen 67 automjete në Maqedoninë e Veriut, dy persona përfundojnë në pranga