Pas ankesave të qytetarëve, Ministria e Financave ka kryer kontrolle të jashtëzakonshme në kompanitë financiare dhe ka ndaluar përkohësisht dy prej tyre që të japin kredi për 30 ditë. Ndaj tyre janë shqiptuar edhe gjoba, në përputhje me ligjin, përcjell TV21. Ministria njofton se që nga korriku i vitit 2024, katër kompani financiare kanë humbur licencat e punës, tri janë mbyllur përkohësisht, ndërsa 18 janë gjobitur me gjithsej 3 milionë e 40 mijë denarë, ose rreth 49.400 euro.
Autoritetet bëjnë të ditur se kontrollet do të vazhdojnë dhe u bëjnë thirrje qytetarëve që kanë pësuar dëme apo kanë vërejtur parregullsi nga kompanitë financiare, t’i denoncojnë ato në Ministrinë e Financave.


