Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ushtruar sot të drejtën e saj të votës në kuadër të procesit zgjedhor që po zhvillohet në vend.
Osmani votoi në shkollën “Shkëndija” në Hajvali, ku u paraqit e shoqëruar nga bashkëshorti i saj.
Pas votimit, ajo u bë pjesë e numrit të madh të qytetarëve që po marrin pjesë në procesin demokratik për të vendosur mbi drejtimin e ardhshëm të vendit.
Zgjedhjet nuk i ndalën pushimet: Mijëra kosovarë drejt bregdetit shqiptar, mbi 9 mijë kaluan Morinin
Qendrat e votimit në mbarë Kosovën vazhdojnë të presin qytetarët, ndërsa institucionet përgjegjëse kanë bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të lartë në zgjedhje.
Procesi zgjedhor po zhvillohet nën monitorimin e autoriteteve dhe vëzhguesve, me synimin për të garantuar një votim të rregullt dhe transparent.

