Qyteti i Shkup i njofton qytetarët se më 7 maj 2026 (e enjte), në orët e hershme të mëngjesit, do të realizohet dezinsektim ajror në territorin e qytetit, i drejtuar kundër larvave të mushkonjave.
Nga shërbimet përkatëse theksohet se nëse kushtet atmosferike nuk lejojnë realizimin e aktiviteteve, dezinsektimi do të shtyhet për ditën e parë pasuese me kushte të favorshme moti, në të njëjtin orar.
Njëkohësisht, u bëhet apel bletarëve që të ndërmarrin me kohë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve gjatë periudhës së spërkatjes.

