SPB e Manastirit informon se mbrëmë në orën 21:45 në Njësinë për Punë të Brendshme në Prilep, një 44-vjeçar nga Prilepi ka raportuar se vajza e tij e mitur për një periudhë prej rreth dy vitesh është ndjekur dhe ngacmuar seksualisht nga një 39-vjeçar nga Prilepi.
Sipas denoncimit, i dyshuari gjatë ditës së djeshme në një dyqan e ka prekur atë në trup.
Nga policia njoftojnë se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

