Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) u bën thirrje qytetarëve që të rishikojnë deklaratat e tyre vjetore tatimore për të ardhurat e fituara në vitin 2025 deri në fund të këtij muaji. Deri më tani, sistemi i Drejtorisë ka gjeneruar automatikisht 862,896 deklarata tatimore. Qytetarët do të njoftohen për këtë nëpërmjet një mesazhi personal në profilin e tyre “TVSH-ja Ime” ose nëpërmjet email-it të regjistruar, transmeton Portalb.mk.
DAP: Janë dërguar mbi 860 mijë deklarata të plotësuara tatimore, afati i fundit për kontroll është deri në fund të muajit

