Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cilësoi si “gjë të vogël” sulmet iraniane ndaj tre anijeve luftarake amerikane të enjten, duke insistuar se armëpushimi me Iranin mbetet ende në fuqi.
Gjatë një vizite për të parë rinovimet në Pishinën Reflektuese të Memorialit të Linkolnit, Trump u pyet nga gazetarët nëse armëpushimi vazhdon të jetë aktiv pas incidenteve në Ngushticën e Hormuzit.
“Po, është. Ata luajtën me ne sot. Ne i shkatërruam. Ata luajtën. Unë e quaj këtë një gjë të vogël”, deklaroi presidenti amerikan.
Komentet e Trump vijnë pas përshkallëzimit të tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit, pas raportimeve për sulme me raketa dhe dronë ndaj anijeve amerikane në rajon.


