Trump: Armëpushimi SHBA–Iran mbetet në fuqi pas shkëmbimit të zjarrit në Hormuz

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se armëpushimi mes SHBA-së dhe Iranit mbetet në fuqi, pavarësisht një përplasjeje të dhunshme në Ngushticën e Hormuzit.

Sipas Pentagonit, tre anije luftarake amerikane u sulmuan nga raketa, dronë dhe varka të vogla iraniane, të cilat u cilësuan si “sulm i paprovokuar”. Nga ana tjetër, Teherani akuzoi SHBA-në për goditje ndaj një tankeri iranian dhe zonave bregdetare, duke i përshkruar veprimet si “sulme ajrore”.

Reklame

Komanda Qendrore e SHBA-së njoftoi se kishte neutralizuar kërcënimet dhe goditur objektiva ushtarake iraniane.

Trump paralajmëroi se Irani duhet të nënshkruajë shpejt një marrëveshje paqeje, përndryshe do të përballet me “bombardime më të ashpra”. Ai shtoi se SHBA ka paraqitur një memorandum me 14 pika si bazë për bisedimet bërthamore, të cilin Irani po e shqyrton. Megjithatë, disa zyrtarë iranianë e kanë cilësuar dokumentin si një “listë dëshirash”.

Pakistani po ndërmjetëson për ta kthyer armëpushimin në paqe të përhershme. Trump tha gjithashtu se Irani ka pranuar të mos ndjekë kurrë programin e armëve bërthamore, por Teherani ende nuk e ka konfirmuar këtë.

By admin5