E qëlloi 77 herë me gërshërë dhe më pas e mbyti, dënohet me burgim të përjetshëm indiani 20-vjeçar që i mori jetën studentes italiane

Gjykata e Krimeve të Rënda në Bergamo ka dënuar këtë mëngjes me burgim të përjetshëm Jashandeep Badhan, 20 vjeç, me origjinë indiane, për vrasjen e Sara Centelleghe, një studente 18-vjeçare.

Vrasja ndodhi natën e 25 tetorit 2024 në shtëpinë e Sarës në Costa Volpino. Viktima u qëllua 77 herë me gërshërë dhe më pas u mbytur.

Reklame

Gjyqtarët vlerësuan rrethanat e rënduara të mizorisë dhe lidhjen midis vjedhjes së telefonit të Sarës dhe aktit të vrasjes, duke i konsideruar rrethanat lehtësuese të pamjaftueshme për të ulur dënimin.

Gjykata gjithashtu vendosi që Badhan të paguajë një shumë të përkohshme prej 25,000 eurosh, ekzekutueshme menjëherë, për prindërit e Sarës, të cilët morën statusin e palës civile në gjyq.

By admin5