Nga VLEN kanë reaguar në lidhje me deklaratën e shkurtër të kryeministrit Hristijan Mickoski, në lidhje me çështjen e ministrit të Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, përcjell TV21. Nga kjo parti thonë se Limani është vetëpërjashtuar nga partia dhe se rrugëtimi i tij politik është çështje e tij personale.
“Qëndrimi ynë si VLEN për çështjen e Fatmir Limanit ka qenë konzistent gjatë gjithë kohës. Ai u vetpërjashtua dhe si rrjedhojë nuk do ta përfaqësojë më VLEN-in në Qeveri pas rikonstruimit që po vjen. Rrugëtimi i tij i ardhshëm politik është zgjedhje e tij personale që nuk duam ta komentojmë”, thanë nga VLEN për TV21.
Ndërkohë, kryeministri Hristijan Mickoski, gjatë vizitës së sotme në Kërçovë, ishte i shoqëruar nga Limani. I pyetur nga gazetarët nëse do të vazhdojë bashkëpunimi me ministrin, pavarësisht raportimeve për përkeqësim të marrëdhënieve me VLEN-in, Mickoski u përgjigj shkurt:
“A e shihni që z.Limani është me mua…”


