Protesta e studentëve dhe e gjimnazistëve vazhdon edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, përveç Tiranës.
Në Korçë, studentët dhe gjimnazistët kanë nisur protestë të madhe në rrugët e qytetit.
Ata kanë thyer karrige, stola dhe reklama në rrugët e Korçës.
Të rinjtë në këtë qytet kërkojnë kushte më të mira dhe shprehen se kostoja e jetesës në vend është tepër e lartë e jetesa e papërballueshme.



