Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, e ka paralajmëruar Tajvanin kundër shpalljes zyrtare të pavarësisë nga Kina.
“Nuk po synoj që dikush të bëhet i pavarur”, tha presidenti i ShBA-së për Fox News të premten, në fund të samitit të tij dyditor me homologun e tij kinez, Xi Jinping, në Pekin, shkruan BBC.
Presidenti i Tajvanit, Lai Ching-te, ka deklaruar më parë se ky vend nuk ka nevojë të shpallë pavarësi zyrtare, sepse tashmë e sheh veten si një komb sovran.
ShBA-ja ka mbështetur prej kohësh Tajvanin, por shpesh i është dashur ta përshtatë këtë aleancë me ruajtjen e një marrëdhënieje diplomatike me Kinën.
Në intervistën e tij me Fox News, Trump përsëriti se politika e ShBA-së për këtë çështje nuk kishte ndryshuar.
“E dini, ne duhet të udhëtojmë 9,500 milje (15,289 kilometra) për të luftuar një luftë. Unë nuk po e kërkoj këtë. Dua që ata të qetësohen. Dua që Kina të qetësohet.”
Në fluturimin e kthimit për në Uashington, presidenti amerikan u kishte thënë gazetarëve se ai dhe Xi kishin folur “shumë” për ishullin, por tha se kishte refuzuar të diskutonte nëse ShBA-ja do ta mbronte atë.


