25 vjet pa Komandant Tigri – Heroi që ra në Vaksincë për lirinë e shqiptarëve

Sot me 15.Qershor bëhen 25 vjet nga rënia heroike e Fadil Nimani – një nga figurat më të njohura të luftës shqiptare në Maqedoni. I lindur në Gërgoc të Gjakovës, ai ishte ushtar shqiptar dhe komandant i dalluar që, edhe pas çlirimit të Kosovës, iu bashkua luftës për të drejtat dhe lirinë e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut gjatë konfliktit të vitit 2001.

I njohur me nofkën “Komandant Tigri”, ai udhëhoqi Brigadën 113 “Ismet Jashari-Kumanova” në betejat e zonës së Kumanovës. Më 25 maj 2001, Fadil Nimani ra dëshmor në Vaksincë të Kumanovës, duke mbetur simbol i sakrificës dhe rezistencës shqiptare.

Reklame

Emri i Komandant Tigrit vazhdon të kujtohet me respekt nga shqiptarët, si figurë e guximit, përkushtimit dhe luftës për liri. www.faktiditor.info

By admin