Haradinaj: Ku ka më rëndë se me të falënderu ministri i Jashtëm i Serbisë në Këshill të Sigurimit?

Anëtari i kryesisë së Aleancës Daut Haradinaj, ishte tejet kritik ndaj Qeverisë Kurti rreth temës së ish-katërshes së UÇK-së.

Haradinaj në emisionin Rubikon në Klan Kosova tha se në disa momente Qeveria ka qenë më agresive sesa Serbia ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“Çka ka më të rëndë se me të falënderu ministri i Jashtëm i Serbisë në Këshill të Sigurimit? Çka duhet me pas më shumë? S’jam duke fol me emra se janë të parëndësishëm, është ministër i institucionit. Ministër, e ka mbajtur përgjegjësinë kryesore, ka qenë ministre e Jashtme e tash është ministre e Drejtësisë, por zotëri Kurti e ka mendësinë e njëjtë”, tha Haradinaj në Klan Kosova.

Ai theksoi se kjo qeveri që 6 vjet asnjë veprim se ka bërë për ish-krerët e UÇK-së.