Kuba furnizohet me armatime, mediat amerikane: Ka blerë më shumë se 300 dronë ushtarakë

Media amerikane Axiox raporton se Kuba ka blerë më shumë se 300 dronë ushtarakë dhe ka nisur diskutime për përdorimin e tyre në sulme të mundshme ndaj objektivave amerikane.

Informacioni i bazuar në të dhëna të klasifikuara të inteligjencës amerikane përfshin si objektiva bazën detare të SHBA-së në Gjirin e Guantanamos, anije ushtarake amerikane dhe ndoshta edhe ishullin Key Ëest në Florida, rreth 144 kilometra larg Havanës.

Reklame

Një zyrtar i lartë amerikan, i cituar nga Axios, ka deklaruar se këto të dhëna mund të përdoren si arsye për veprime ushtarake nga SHBA dhe tregojnë se Uashingtoni e konsideron Kubën si një kërcënim në rritje.

Kjo lidhet me zhvillimet në fushën e luftës me dronë dhe praninë e këshilltarëve ushtarakë iranianë në Havana.

Ndërkohë, agjencia Reuters ka theksuar se nuk ka arritur të konfirmojë në mënyrë të pavarur raportin e publikuar nga Axios, duke lënë hapur pikëpyetje mbi besueshmërinë e informacionit.

By admin5