Sipërmarrësi pejan është viktimë e aksidentit në Klinë

Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të hershëm sot në Dollc të Klinës.

Vetura ka humbur drejtimin në punimet që po bëhen në autostradën Prishtinë-Pejë.

Reklame

Sipërmarrësi pejan, Drion Haliti, ka humbur jetën në aksident ndërsa gruaja dhe fëmijët janë lënduar. Njëri nga të lënduarit po trajtohet në QKUK./Indeksonline/

By admin7