Sulmi me dron në centralin bërthamor në Emiratet e Bashkuara, Omani: Akt armiqësor dhe përshkallëzues

Ministria e Jashtme e Omanit ka dënuar sulmin me dron që shkaktoi zjarr në perimetrin e centralit bërthamor Barakah Nuclear Power Plant në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në një deklaratë të publikuar në platformën X, ministria shprehu solidaritetin me Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa theksoi se kundërshton çdo “akt armiqësor dhe përshkallëzues” në rajon.

Reklame

Autoritetet e Omanit kërkuan zgjidhje përmes dialogut dhe bënë thirrje për respektimin e së drejtës ndërkombëtare nga të gjitha palët e përfshira.

Nga ana tjetër, Emiratet e Bashkuara Arabe nuk kanë bërë të ditur se kush qëndron pas sulmit dhe deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë.
Sipas zyrtarëve, nuk raportohet për persona të lënduar dhe nuk ka pasur ndikim në nivelet e sigurisë radiologjike në centralin bërthamor.

By admin5