Nikollovski: Kroacia miraton ligjin për viza afatgjata për shoferët profesionistë nga Maqedonia

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandër Nikollovski, përmes rrjetit social Facebook njoftoi se Kroacia ka miratuar ligjin me të cilin shoferët profesionistë nga Maqedonia do të mund të pajisen me viza afatgjata, gjë që do t’u ndihmojë në lehtësimin e punës.

“Ky është një hap përpara drejt zgjidhjes së problemit që u paraqit me vendosjen e sistemit EES në zonën Shengen. Ky ligj do t’u ndihmojë shumë shoferëve profesionistë nga Maqedonia. Kjo është realizim i marrëveshjes që e arritëm me zëvendëskryeministrin dhe ministrin Oleg Butković në janar të këtij viti”, shkroi Nikollovski.

Reklame

Ai theksoi se Zvicra tashmë lëshon viza afatgjata, gjithashtu presim që edhe shtete të tjera t’i bashkohen kësaj nisme.

“Vazhdojmë drejt zgjidhjeve konstruktive për shoferët tanë profesionistë”, thotë Nikollosvki.

By admin7