VLEN shprehet i bindur se do të sigurojë Badenter për Ligjin për Përfaqësim të Drejtë: Përgjegjësia politike më e madhe se gjobat financiare

Unë e vlerësoj se përgjegjësia politike është më e madhe se gjoba financiare, tha zëvendëskryeministri Bekim Sali në lidhje me Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, respektivisht me mungesën e pjesës normative të sanksioneve në këtë ligj, përcjell TV21. Sali vlerëson se edhe me shfuqizimin e Balancuesi, përfaqësimi adekuat është rritu. Për paralajmërimin e Ziadin Selës se Ligji në fjalë do të bllokohet me Badenter, Sali tha se opozita duhet të parashtrojë amendamente.

“Z.Sela si do të sillet është e drejtë e tij politike por edhe përgjegjësia e tij politike por edhe përgjegjësia e tyre politike, nëse këtij propozim ligji nuk i propozojnë amendamente me të cilin do ta kishin përmirësuar sipas bindjeve të tyre”, tha Sali.

Reklame

Në lidhje me: “Kemi mekanizmin e badenterit për ta bllokuar” – Sela thirrje deputetëve shqiptar për të mos votuar Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat

Ndërkaq, bashkëkryetar i VLEN-it, Bilall Kasami është i bindur se shumica parlamentare do të sigurojë Badenter për ligjin në fjalë.

“Patjetër që do të sigurojmë Badenter, edhe deri tani kemi siguruar Badenter”, theksoi Kasami.

By admin2