Ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se bashkë me Abelard Tahirin kanë zhvilluar vizita të ndara te ish-presidenti Hashim Thaçi në Hagë, shkruan IndeksOnline.
Përmes një postimi, Krasniqi tha se vizita është realizuar për t’i qëndruar pranë Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së në fazën finale të procesit gjyqësor.
Ai u shpreh se Thaçi vazhdon të mbetet i qetë, optimist dhe besimplotë në drejtësi, duke shtuar se ish-presidenti beson se shumë shpejt do të rikthehet në Kosovë.
“Keni të fala dhe një porosi nga Presidenti: Besoni në Kosovë”, ka shkruar Krasniqi.


