Hamilton publikon foto, duke kaluar urën e Ibrit me ekipin e KFOR-it që e monitoron veriun, falënderon partnerët e NATO-s

Zëvendësndihmës sekretari i Përgjithshëm për Partneritete në NATO, ambasadori Kevin Hamilton, gjatë vizitës së tij në Kosovë qëndroi edhe tek ura e Ibrit në Mitrovicë
Nga atje ai publikoi një fotografi, duke e kaluar urën dhe shprehu mirënjohje për partnerët e NATO-s që shërbejnë në KFOR krah SHBA-së.

“Duke kaluar urën e Mitrovicës me kapitenin Raemy të Forcave të Armatosura Zvicerane nga ekipi i monitorimit dhe ndërlidhjes i KFOR-it në veri të Kosovës. Thellësisht mirënjohës ndaj partnerëve të NATO-s që shërbejnë përkrah nesh në KFOR”, ka shkruar ai.

Reklame

Hamilton pëveçse në Kosovë ku u takua me krerë të vendit, vizitoi edhe Serbinë.

By admin2