Vendosen 40 shporta të reja në Çair, së shpejti edhe 120 ulëse të reja publike

Komuna e Çairit po vazhdon me intensitet aktivitetet në terren për rregullimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike në lagje të ndryshme të komunës. Kryetari i Këshillit Komunal, Muhamed Murtezi, nga afër po ndjek dhe koordinon aksionet që realizohen në bashkëpunim me ndërmarrjet publike dhe ekipet operative në terren.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, gjatë ditëve të fundit janë vendosur 40 shporta të reja për mbeturina në disa zona të Çairit, ndërsa në periudhën në vijim pritet vendosja edhe e 120 ulëseve të reja publike në parqe dhe hapësira të frekuentuara nga qytetarët.

Reklame

Paralelisht po realizohen aksione për largimin e automjeteve të vjetra dhe jofunksionale, mirëmbajtjen e sipërfaqeve të gjelbra, mbjelljen e luleve sezonale dhe përmirësimin e ambientit publik në të gjithë territorin e komunës. Për festën e Kurban Bajramit do të organizohen edhe pika të posaçme për grumbullimin e mbetjeve të kurbanit në disa lokacione të komunës.

Qëllimi i këtyre aktiviteteve mbetet krijimi i një ambienti më të rregulluar, më funksional dhe më të pastër për të gjithë qytetarët.

By admin7