Shkupi bëhet qendër e dialogut ndërkombëtar, nis konferenca “Dialogu për Unitet dhe Paqe 2026”

Shkupi do të mirëpresë sot dhe nesër pjesëmarrës nga vende të ndryshme të Evropës dhe Azisë në kuadër të konferencës ndërkombëtare dyditore “Dialogu për Unitet dhe Paqe 2026”.

Konferenca do të fokusohet në sfidat aktuale globale, si dhe në mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, promovimin e dialogut dhe ndërtimin e paqes në një periudhë të karakterizuar nga tensione dhe ndryshime të shumta në arenën ndërkombëtare.

Në këtë ngjarje të rëndësishme pritet të marrin pjesë ish-presidentë dhe ish-kryeministra, ministra, diplomatë, profesorë universitetesh, studiues, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, liderë biznesi dhe të rinj nga disa shtete evropiane dhe aziatike.

Organizatorët vlerësojnë se konferenca do të shërbejë si platformë për shkëmbimin e ideve dhe përvojave, duke nxitur bashkëpunimin ndërmjet institucioneve, komuniteteve akademike dhe sektorit privat në funksion të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Përmes paneleve të diskutimit dhe sesioneve tematike, pjesëmarrësit do të trajtojnë çështje që lidhen me sigurinë globale, dialogun ndërkulturor, diplomacinë, zhvillimin ekonomik dhe rolin e të rinjve në ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme.

Shkupi, si mikpritës i kësaj konference, konfirmon edhe një herë rolin e tij si vendtakim i rëndësishëm për dialogun rajonal dhe ndërkombëtar. faktiditor.info

By admin