Sot nis zyrtarisht Macedonian Amateur Open 2026, ku Kosova merr pjesë për herë të parë që nga themelimi i Federatës së Golfit të Kosovës, shkruan IndeksOnline.
Delegacioni kosovar përfaqësohet nga 13 golfistë, duke qenë një nga ekipet më të mëdha të këtij edicioni. Në turne marrin pjesë gjithsej 69 garues nga nëntë shtete.
Garat zhvillohen në St. Sofia Golf Club në Bullgari, me synimin për të promovuar frymën sportive, fair play-n dhe bashkëpunimin mes golfistëve të rajonit.

