Instituti Hidrometeorologjik aktivizoi dje pasdite një nivel alarmi të verdhë dhe portokalli për të gjithë vendin për shkak të rritjes së ndjeshme të temperaturave që pritet në dy ditët e ardhshme,raporton Faktiditor.info.
Sipas hartave zyrtare meteorologjike, vala e të nxehtit do të arrijë maksimumin në fund të qershorit, kur priten temperatura jashtëzakonisht të larta në disa qytete në të gjithë vendin.
“METEOALARM: Alarm meteorologjik për temperatura të larta për 29 dhe 30.06.2026!”, njoftoi HMA.
Alarmi vlen për të hënën dhe të martën, kur termometrat do të tregojnë vlera dukshëm mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Autoritetet rekomandojnë që qytetarët të shmangin qëndrimet e zgjatura në ajër të pastër gjatë pjesës më të nxehtë të ditës, të pinë më shumë lëngje dhe t’i kushtojnë vëmendje të veçantë shëndetit të fëmijëve, të moshuarve dhe të sëmurëve kronikë./Faktiditor.info/

