Eli Fara dëshmon në polici për videot intime me Adi Hilën, zbardhet deklarata e saj

Këngëtarja Eli Fara ka dëshmuar në polici në lidhje me hetimet për publikimin dhe shpërndarjen e videove intime që kanë qarkulluar së fundmi në rrjet, materiale të cilat janë lidhur me studion e producentit Adrian Hila.

Sipas gazetarit të A2 CNN-it, Igli Çelmeta, gjatë dëshmisë së saj në polici, Fara ka deklaruar se Adrian Hila nuk është personi që ka shpërndarë videot.

Po sipas këtij raportimi, këngëtarja është shprehur se nuk kishte dijeni për ekzistencën e kamerave të vendosura në banesë.

Dëshmia e saj vjen në kuadër të hetimeve që kanë nisur lidhur me mënyrën se si janë regjistruar dhe më pas publikuar e shpërndarë materialet intime.

Deklarimet e Eli Farës janë pjesë e hetimit dhe, në këtë fazë, nuk përbëjnë një përfundim të autoriteteve lidhur me përgjegjësinë për regjistrimin apo shpërndarjen e materialeve.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar rrethanat e regjistrimit, burimin e materialeve dhe mënyrën se si ato kanë përfunduar në internet.