Will dhe Jada Pinkett Smith kanë jetuar sërish bashkë prej dy vjetësh. Edhe pse jetuan të ndarë për vite me radhë, çifti i famshëm i aktorëve, i cili u martua në vitin 1997, ka vendosur të rinovojë jetën e tyre së bashku.
“Jada u rikthye të jetonte me Will dy vjet më parë,” tha një burim për People. “Ata janë të lumtur dhe të dashuruar dhe, si gjithmonë, të përkushtuar për të mbështetur njëri-tjetrin”, transmeton Indeksonline.
Kujtojmë se Jada (54) zbuloi në vitin 2023 se ajo dhe bashkëshorti i saj Will (57) kishin jetuar të ndarë që nga viti 2016. Një burim më vonë konfirmoi për People se aktorët ishin “ende bashkë” pavarësisht se jetonin në adresa të ndryshme.
Çifti është parë së bashku në disa evente kohët e fundit, duke treguar mbështetjen e tyre për fëmijët e tyre.
Më 24 qershor, ata u shfaqën në sfilatën e veshjeve për meshkuj Christian Louboutin për pranverë/verë 2027 gjatë Javës së Modës në Paris për të mbështetur djalin e tyre Jaden, 27 vjeç.
Familjes iu bashkuan në tapetin e kuq vajza e tyre Willow, 25 vjeçe, djali i Will, Trey, 33 vjeç, nga martesa e tij me Sheree Zampino, dhe nëna e Jada-s, Adrienne Banfield-Norris.



