Xhaka për përballjen me Argjentinën: Lutemi të mos ndodh si me Egjiptin

Zvicra ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Botës, pasi mposhti Kolumbinë pas ekzekutimit të penalltive.

Helvetikët në çerekfinale do të luajnë me kampionin në fuqi, Argjentinën, shkruan IndeksOnline.

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka komentoi përballjen ndaj Argjentinës, duke thenë se janë ekip i shkëlqyer por shpreson të mos ketë polemika dhe vendime të dëmshme të gjyqtarëve, ashtu siç ndodhi ndaj Egjiptit.

“E pamë ndeshjen e Argjentinës kundër Egjiptit, kështu që e dimë saktësisht se me çfarë do të përballemi. Ata janë një ekip fantastik me lojtarë të klasit botëror dhe duhet ta respektosh këtë. Por në të njëjtën kohë, do të gënjenim nëse do të thoshim se nuk duket se po i bëjnë disa gjëra siç duhet. Pati momente në atë ndeshje që ngritën shumë pyetje dhe të gjithë i panë.

Argjentina është një skuadër e shkëlqyer me lojtarë të shkëlqyer, por lutem që të gjitha polemikat që kanë pasur të mos ndodhin ditën e ndeshjes, Argjentinë – Zvicër. “Do ta vlerësojmë një arbitër të drejtë atë ditë nga të gjithë gjyqtarët”, ka deklaruar Granit Xhaka.

Ndeshja Argjentinë – Zvicër do të luhet mengjesin e së dieles, nga ora 03:00./IndeksOnline/

By admin7