Trump përsëriti se “nuk është i kënaqur me NATO-n për atë që bëri me Grenlandën” dhe për refuzimin e saj për të ndihmuar lidhur me Iranin.
Ai tha se ka folur me disa vende që, sipas tij, nuk ofruan ndihmë.
Megjithatë, kritikat më të ashpra ia drejtoi Spanjës, duke thënë se ajo “nuk dëshiron të bëjë asgjë”, ndërsa u kërkoi zyrtarëve të “ndërpresin të gjithë tregtinë me Spanjën”.
“Spanja është një partnere e tmerrshme në NATO. Ata nuk kontribuojnë, nuk paguajnë. Nuk dua të kem asgjë të bëj me Spanjën. Ndërpriteni të gjithë tregtinë me Spanjën, përfshirë edhe vizitat. Nuk duam asgjë. Shikoni se si do të vijnë duke vrapuar pas nesh. Oh, do të vijnë duke vrapuar”.



