Mbrëmë pas ndalimit të deputetëve vredistë në Qafe Thanë, dega e VMRO-së VREDI ka kërcënuar me ultimatum dhe protesta masive në Shkup, nëse shteti shqiptar nuk i japin një shpjegim zyrtar për ndalimin e deputetëve të saj.
Por, ashtu siç bëri të ditur eksperti i sigurisë z. Karamuço se njëri nga të katër vredistët kishte dyshime për aktivitet ekstremist, ndërsa deputetët e saj duke u solidarizuar me shokun e tyre u kthyen mbrapsht nga revoltimi i çastit.
Shteti shqiptar ka burimet e informacionit dhe mund të ndaloj cilindo shtetas te huaj apo “maqedons” që hynë ne territorin e saj për të nxitur urrejtje nacionaliste dhe fetare ndaj cilitdo grup etnik.
Kesisoj trimat e VREDI-t para se të organizojnë protesta “padrejtësie” ndaj shtetit shqiptar, është mirë t’i ftojnë ditën e shtunë në Tetovë militantët e saj në protestën e radhës kundër serbizimit të rrugëve në komunat me shumicë shqiptare!
Protestat duhet vazhduar jo kundër shtetit shqiptar por, kundër državës Saverna që shtyp dhe mohon gjuhën dhe identitetin shqiptar, ndaj kur nuk guxoni nga despoti Micko për fushatën antishqiptare që ka filluar prej dy vitesh me botën serbe brenda, ju zotërinj vredistë në vend të rikthimit të dinjitetit shqiptar i bashkoheni ekstremistëve për ta destabilizuar Shqipërinë ( dhe këtu nuk është çështja e mbrojtje së Edvinit) por çështja e stabilitetit të Shqipërisë para hyrjes në BE.
Sa i takon protestës së studentëve shqiptarë në Shkup gjatë muajit maj, vredistët
nuk e mbeshteten protestën nga frika e dëbimit nga qeveria e kooalicionit nga ana e padronit të tyre Micko.
Ndaj, zotërinj vredistë para se të kërcënonin shtetin shqiptar me protesta për ndalim të padrejt në kufi të deputetëve tuaj qeramanë, i kërkoni kryekomiti Micko të ndalojë fushatën antishqiptare dhe serbizimin e rrugëve me emra të një regjimi të perënduar nëse u ka mbetur pak dinjitet!
Medai Shaholli



